Këngëtarja dhe njëherësh prezantuesja e njohur, Luana Vjollca, di gjithmonë të tërheq vëmendje.
Kësaj radhe jo përmes pozave atraktive dhe provokuese, por për shkak të rejave nga jeta e saj profesionale.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, bukuroshja bionde ka bërë të ditur se së shpejti do të publikojë një bashkëpunim me këngëtarin nga Kolumbia.
Bëhet fjalë për Jay Santos, i cili tashmë është duke qëndruar në Shqipëri, për të finalizuar këngën me Luanën.
“Mezi pres ta ndaj me ju projektin e radhës. Çfarë kënge, çfarë klipi!”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e fotografisë.
Si duket Luana e ka mirëpritur mjaft mirë këngëtarin e njohur, pasi edhe në një postim shihet se i ka bërë dhuratë një bluzë kuq e zi.
Sidoqoftë, këngëtarja mes tjerash ka shpërndarë edhe përgatitjet intensive për projektin e ri, për të cilin nuk ka dhënë detaje të mëtutjeshme. /Telegrafi/