Këngëtarja dhe njëherësh prezantuesja, Luana Vjollca, është njëra nga më të përfolurat në estradën shqiptare.
Profilet në rrjetet sociale në shumicën e rasteve janë të mbushura me fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, përmes disa postimeve në Instagram, Luana duket se është duke përgatitur një set të ri për të gjithë fansat e saj.
“Koha për setin e ri, më në fund”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.
Ajo për momentin gjendet në kryeqytetin e Kosovës, duke bashkëpunuar me grimerë e floktarë të vendit tonë.
Në kohë të pandemisë coronavirus, ajo ka qenë e izoluar në shtëpinë e saj, teksa ka shpërndarë imazhe të ndryshme atraktive. /Telegrafi/