Telegrafi

Luana Vjollca publikon këngën “Locos” në bashkëpunim me Jay Santos

Luana Vjollca dhe Jay Santos (Foto: YouTube)

Ajo është ndër personazhet e estradës shqiptare që komentohet në masë të madhe.

Bëhet fjalë për këngëtaren dhe njëherësh prezantuesen, Luana Vjollca, e cila gjithmonë sjell në reja në treg.

Pas shumë paralajmërimeve, gjatë ditës së sotme (e premte) në rrjetin social Instagram, ajo ka bërë të ditur se tashmë ka lansuar këngën e re.

“Locos” titullohet projekti muzikor, i cili erdhi në bashkëpunim me këngëtarin nga Kolumbia, Joy Santos.

Lexo po ashtu Luana Vjollca zbulon datën e lansimit të këngës “Locos” me Jay Santos

Për instrumentalin e kësaj të fundit janë përkujdesur producentët German Valenzuela dhe Rrzon Music, ndërsa për tekst ka kontribuar edhe Luana.

Për pjesën vizuale, në të cilën dyshja shihet me veshje me plot stil, është përkujdesur Pro Video.

Që në minutat e parë është vërejtur se kënga është pëlqyer shumë, nga adhuruesit e muzikës së tyre. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=0wJAPrIDb6o