Luana Vjollca është njëra nga figurat publike më të përfolura për shkak të suksesit të saj në sfera të ndryshme.
Përpos paraqitjes së saj televizive, 28-vjeçarja është pjesë edhe e tregut muzikor, ku në mënyrë të vazhdueshme publikon këngë e bashkëpunime.
Në rrjetet sociale ajo është mjaft aktive, duke publikuar imazhe nga përditshmëria, duke mos munguar as edhe ato atraktive e provokuese.
Së fundmi përmes një postimi në të njëjtin rrjet social, Luana ka ndarë një fotografi të realizuar para pesë viteve.
Duket se kjo fotografi është më e pëlqyera e saj, pasi edhe e publikon shpesh e nganjëherë e vendos në foton kryesore të profilit.
Projekti i fundit i saj mbetet “Pa Panik”, vizualiteti i të cilit është xhiruar gjatë një seti fotografik të saj. /Telegrafi/