Site icon Telegrafi

Luana Vjollca për operacione plastike: Shkojmë si familje te doktori dhe na bëjnë ulje

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Bukuroshja Luana Vjollca së fundmi solli një bashkëpunim shumë interesant me këngëtarin e njohur të muzikës popullore, Bujar Qamilin.

“Mi dhe flake mallit tim” titullohet bashkëpunimi i tyre i ri, i cili është pritur shumë mirë nga publiku.

Ndërkohë Luana sonte (e shtunë) do të jetë e ftuar në emisionin “Xing” me Ermal Mamaqin, ku do të flasë për më të rejat në karrierën e saj.

Në promon e publikuar në kanalin në rrjetet sociale vërehet se skenat qesharake përgjatë emisionit do të jenë të shumta.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Njëra ndër më interesantet është momenti kur Luana pyetet për operacionet plastike, ndërkohë që thotë se është gati ta vërtetojë që nuk ka realizuar të tilla.

Tutje, Ermali e ngacmon me një fotografi familjare, duke e pyetur se a bëjnë të gjithë operacione plastike në familjen e saj.

Dhe përgjigja e Luanës është mjaft satirike dhe ironizuese duke u shprehur: “Po, shkojmë bashkë gjithë familja, madje kur shkojmë të gjithë na bëjnë ulje”. /Telegrafi/

Exit mobile version