Prezantuesja dhe njëherësh këngëtarja, Luana Vjollca, shpeshherë ka treguar mbështetje për ekipin e futbollit kosovar.
Kështu, gjatë ditës së sotme (e diel) derisa po zhvillohet loja mes Kosovës dhe Sllovenisë, Luana nuk e ka lënë pa dalë në përkrahje.
Bukuroshja bionde në një postim në rrjetin social Instagram, ka ndarë një imazh në të cilën shihen dy ekipet.
“Forca Kosova”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e imazhit.
Krahas këngëtares ka pasur edhe artistë të tjerë shqiptarë, që përmes postimeve të ndryshme kanë kërkuar fitoren nga ekipi vendas.
Vlen të përmendet se deri më tani Sllovenia është në epërsi, ndërsa kanë shënuar golin e parë ndaj Kosovës. /Telegrafi/