Site icon Telegrafi

Luana Vjollca merr vëmendje me paraqitjen elegante dhe dekoltenë e hapur

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca ka kohë që është tërhequr nga ekranet për një pauze nga bota e televizionit.

Por, bukuroshja bionde u ka qëndruar afër fansave me projekte muzikore ndërsa këtë periudhë të vitit po i shijon pushimet në Greqi.

E njohur për format e saj joshëse të trupit, Luana kujdeset që ato t’i tregoi përmes veshjeve plotë stil dhe me shumë shije.

Foto: Luana Vjollca/Instagram

30-vjeçarja edhe së fundmi ka postuar disa imazhe që i realizoi në Mykonos teksa shihet me një veshje dypjesëshe me ngjyrë të zezë, ajo pa me një makijazh të theksuar, ndërsa flokët e gjata i la lëshuar mbi supe.

Ajo dukej tejet joshës dhe si çdo herë në formë të mrekullueshme duke vënë në pah fizikun e tonifikuar.

Në kolazhin e fotografive, Luana e përfshiu një edhe me kuzhinierin e famshëm turk, Nusret, me të cilin u takua ditë më parë.

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Ndryshe, kujtojmë që projekti i fundit i Luanës është bashkëpunimi me artistin ndërkombëtar, Ray Vanny “Pele pele”.

Lexo po ashtu Luana Vjollca merr vëmendje me dukjen elegante teksa pozon përkrah kuzhinierit të famshëm, Nusret

Kënga e dyshes u mirëprit nga ana e fansave të tyre duke grumbulluar mbi një milionë klikime deri më tani në kanalin e YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version