Luana Vjollca ka qenë e ftuar në programin “Wake Up” të Top Channel, për të promovuar projektin e saj më të ri muzikor në bashkëpunim me Getoar Selimin, “Tirana Lifestyle”.
E pyetur rreth projekteve për të ardhmen, Luana ka thënë se e vetmja gjë që mund të zbulojë tani është se “nuk do jem më ‘Vajza e Motit’”, duke mos dhënë detaje se kush do jetë vajza që do zëvendësojë bukuroshen.
Luana gjithashtu ka folur për projektin që aktualisht po merret si moderatorja e “Summer Fest” së bashku me motrën e saj Marina Vjollca, ku ka treguar se po kalon një eksperiencë të mrekullueshme me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme të publikut në këtë event. /Telegrafi/