Telegrafi

Luana Vjollca mahnit fansat, tregon asetet e formësuara përmes rrobave të larjes

Luana Vjollca (Foto: Instagram/luanavjollca)

Prezantuesja dhe njëherësh këngëtarja shqiptare, Luana Vjollca, di gjithmonë të sjellë të më të mirën prej vetes.

Një gjë të tillë e bën edhe në projekte muzikore, e shpeshherë edhe në fotosesionet e ndryshme të cilat ajo i realizon në mënyrë profesionale.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Luana ka publikuar një fotografi në të cilën ka ngacmuar imagjinatën e fansave të saj.

E veshur me bikini me dizajn sikur të lëkurës së leopardit, bukuroshja bionde ka vënë në pah asetet e formësuara.

Në paraqitjet e saj skenike, ajo njihet për një stil të veçantë, ku pothuajse gjithmonë komentohet për linjat trupore.

Ndërkaq, “Pa Panik” mbetet projekti i fundit nga këngëtarja, i realizuar rreth tre muaj më parë. /Telegrafi/