Pak ditë më parë festoi ditëlindjen e 30-të, ku edhe mori urime e dhurata të shumta, të cilat nuk hezitoi që t’i postojë në Instagram.
Dhe tashmë moderatorja shqiptare, Luana Vjollca, ka gjetur kohë për të shijuar disa ditë pushim, ndërsa si destinacion ka zgjedhur ishullin grek, Mykonos.
Një fotografi nga atje ka sjellë së fundmi, ku shihet e veshur vetëm në bikini, kombinuar me një palë syze dielli dhe afër mbante çantën nga koleksioni i saj veror.
“Unë dhe miqtë e mi”, ka shkruar Luana në mbishkrimin e imazhit, në të cilin dukej në formë të mirë dhe tejet atraktive.
Nuk munguan as komplimentet nga ana e fansave dhe shoqërisë, për paraqitjen e saj joshëse. Në sy padyshim binin linjat e saj dhe këmbët e gjata, për të cilat edhe njihet dhe komentohet vazhdimisht.
Ndërsa, Luana edhe këtë sezon veror publikoi një projekt të ri muzikor, “1 Mije Vjet” që u realizua edhe me videoklip.
Por, se kur pritet të rikthehet në ekranet televizive me ndonjë emision të ri, ajo nuk e ka zbuluar akoma, teksa ka vendosur që fillimin e shtatorit ta shfrytëzojë për pushime. /Telegrafi/