Këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Luana Vjollca, ka treguar gjithmonë dashurinë dhe lidhjen e veçantë që ka me Kosovën.
Dhe kjo dashuri po pasqyrohet edhe me një investyim të sajin në pasuri të paluajtshme në Kosovë.
Kjo pasi Vjollca ka bërë të ditur se së fundmi ka blerë një shtëpi në një lagje të re në ndërtim e sipër në Makresh të Epërm të qytezës së Artanës.
Lajmin e bëri të ditur vet ajo përmes një videoje të publikuar në InstaStory, ku iu shkruante fansave se personi i parë që do ta qëllonte se cilën nga vilat kishte blerë, do të fitonte zbritje.
Me këtë blerje, Luana do të jetë fqinje e disa personazheve VIP që kanë blerë vila në këtë sezon.
Të tillë janë reperi Ledri Vula, moderatori Labinot Gashi dhe humoristi i njohur Naser Rafuna.
Luana përndryshe tash e sa vite thuhet se është nuse e Kosovës, pasi është raportuar se është në lidhje me biznesmenin e njohur Krenar Çoçajn, i cili dikur ka qenë i dashur i këngëtares Dafina Zeqiri. /Telegrafi/