Telegrafi

Luana vazhdon të marrë lule nga personi i panjohur (Foto)

Duket se adhuruesi misteriozi i Luanës i cili i dërgon lule vazhdimisht bukuroshes nuk e ka ndërmend të tregojë identitetin.

Përveç Luanës, e cila është bërë shumë kurreshtare për të gjetur këtë person i cili sipas përllogaritjeve të saj i ka shpenzuar deri më tani rreth 250 mijë euro, gjithashtu edhe fansat kërkojnë ta njohin atë.

Por avazi vazhdon, prezantuesja simpatike ka pranuar sërish një buqetë të madhe me lule për çka thotë se është shumë e bukuar.

Ndryshe Luana përveç moderimit ka sjellë edhe dy këngë në tregun muzikor, të cilat janë pëlyqer dhe klikuar mjaft shumë nga fansat e saj. /Telegrafi/