Bukuroshja e ekraneve shqiptare, Luana Vjollca, i ka vazhduar pushimet e saj duke udhëtuar për në Maldive.
Moderatorja e shndërruar në këngëtare më herët ishte në alpet austriake së bashku me motrën e saj, Marina Vjollca, ndërsa “nga bora është nisur për në det“.
Dhe natyrisht se nuk kanë munguar fotografitë që Luana i ka ndarë me fansat e saj në Instagam (ku numëron mbi 1.4 milion ndjekës).
Duke qenë se atje është moti i ngrohtë, ajo e ka shijuar plazhin dhe detin, ndërsa nuk kanë munguar imazhet në të cilat vjen joshëse.
Njëherësh, bukuroshja i ka vënë në plan të parë linjat e saja trupore duke pozuar me bikini të kuqe.
Theksojmë se krahas të qenit një moderatore e suksesshme, Luana vazhdon të jetë aktive edhe në skenën e muzikës duke sjellë këngë të reja.
Së fundmi, ajo e ka publikuar këngën “Boll u bo tu vujt”, të cilën e ka shoqëruar edhe me video muzikore.
Videoklipi është publikuar më 15 shkurt, ndërsa tetë ditë pas lansimit është shikuar mbi 2.2 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/