Jo rrallë herë Luana Vjollca është akuzuar se i kopjon yjet e njohura me veshjen e saj.
Ngjashëm ka vepruar edhe këtë fundjavë duke veshur rrobat që i ka veshur Kylie Jenner.
Ylli i “Keeping Up With Kardashians”, njëherësh motra e të famshmes Kim Kardashian, është ndër femrat më të ndjekura në muajt e fundit, pasi të gjithë po e shohin si një model për dukjen e tyre.
Përjashtim nga ky trend nuk bën as Luana. Ngjashmërinë e veshjeve të tyre mund ta shihni në fotografitë e mëposhtme. /Telegrafi/