Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur, Luana Vjollca, vazhdon të mbetet një ndër emrat më të përfolur të momentit.
Dueti me Bujar Qamilin bëri që vëmendje e publikut të kthehet edhe njëherë nga ajo.
Kënga “Mi dhe flakë mallit tim” është pa dyshim njëra ndër këngët më hit të verës.
Luana është shumë aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, Vjollca ka treguar se natën e mbrëmshme e kaloi duke festuar me shoqëri, teksa ka pirë edhe dy-tre gota më shumë.
Në një fotografi të publikuar në orët e vona në InstaStory, Luana shfaqet e lodhur, me flokë të çrregulluar dhe sy të përgjumur.
“Shumë verë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë, duke lënë kështu ndjekësit e saj të aludojnë se ajo ishte e dehur në atë moment kur u shkrep fotoja.
Gjithsesi, si në çdo paraqitje tjetër të saj, Vjollca dukej mjaft atraktive duke vënë në pah linjat trupore të saj. /Telegrafi/