Luana Vjollca është njëra nga figurat publike që ka sfiduar vetën e saj në shumë fusha profesionale.
Fillimisht ajo është shfaqur në ekranet televizive si prezantuese, e më pas i është bashkuar edhe tregut muzikor.
Biondja e popullarizuar është mjaft aktive në rrjetet sociale, duke ndarë imazhe të ndryshme me fansat në mes të pandemisë coronavirus.
Së fundmi ajo ka marrë poza në ballkonin e shtëpisë së saj, teksa ka shkrepur një fotografi për ta publikuar në rrjetin social Instagram.
“Zgjidhni lulen e preferuar”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë, në të cilën shihet një vazo me lule afër saj.
Ndërkaq, “Pa Panik” është projekti i fundit muzikor i saj, klipi i së cilës ishte realizuar në një fotosesion të saj. /Telegrafi/