Site icon Telegrafi

Luana paralajmëron ‘diçka të madhe’

Luana Vjollca (Foto: Instagram/LuanaVjollca)

Luana Vjollca ka paralajmëruar një projekt të ri përmes një postimi në rrjetet sociale.

Moderatorja e shndërruar në këngëtare nuk ka dhënë detaje se për çfarë është fjala, porse e ka publikuar një xhirim të shkurtër në Instagram.

Ajo shfaqet me fustan të bardhë në oborrin e Pallatit Presidencial në Tiranë dhe si gjithmonë, duket mahnitëse.

Lexo po ashtu Lajmet për Luanën

“Nuk ka kohë as për gjumë. Diçka e madhe po vjen së shpejti”, ka shkruar Luana në përshkrim.

Pritet të shihet nëse është fjala për ndonjë projekt të ri muzikor, duke qenë se gjatë kësaj vere, Luana është treguar shumë e suksesshme me dy këngë të lansuara.

Fillimisht, në muajin qershor, ajo e publikoi bashkëpunimin me Bujar Qamilin, “Mi dhe flake mallit tim”, që u shndërrua në hit.

Ndërsa më pas, kah fundi i korrikut, e lansoi edhe këngën solo, “Vetëm ty”, e cila po ashtu u prit shumë mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version