Prezantuesja dhe këngëtarja Luana Vjollca ka qenë shumë e angazhuar këtë verë me koncerte të ndryshme.
Ajo gjendet gjithnjë pran fansave, në të shumtën e rasteve përmes rrjeteve sociale, ku publikon ndonjë fotografi nga përditshmëria e saj.
Të shumta janë edhe imazhet provokuese që Vjollca publikon për fansat e saj.
Së fundmi, ajo ka hedhur një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet e ulur në murin e një restoranti, teksa fokuson të pasmet.
Ajo shquhet si një ndër trupat më seksi në estradë, dhe këtë e ka vërtetuar thuajse në çdo paraqitje televizive të saj.
Projekti i fundit muzikor i këngëtares mbetet “Benzina”, një këngë ritmike-verore, e cila u pëlqye shumë nga publiku. /Telegrafi/