Sa herë që publikon imazhe në rrjetet sociale, Luana Vjollca përfolet në faqet rozë.
Moderatorja e popullarizuar javë më parë ishte për pushime në Dubai të Emirateve të Bashkuara, nga ku ka shpërndarë fotografi të ndryshme nga argëtimi i saj.
Ndërsa këto ditë ka ardhur me imazhe që vënë në plan të parë bukurinë e saj, ashtu që ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime nga fansat e saj të shumtë.
Dy fotografitë e publikuara të hënën e shfaqin atë me pjesën e dekoltesë të zbuluar, ndërkohë që tregon format mahnitëse.
“Talenti im i vetëm është se thjesht nuk heq dorë”, është përshkrimi i këtyre fotografive. /Telegrafi/