Site icon Telegrafi

Luana i gëzohet suksesit të “Mi dhe flakë mallit tim” dhe paralajmëron projekte të reja

Luana Vjollca (Foto: YouTube/Luana Vjollca - Channel)

Bashkëpunimi i Luana Vjollcës me Bujar Qamilin është duke arritur sukses të madh dhe pëlqehet shumë nga fansat e dy këngëtarëve.

Videoja muzikore e kësaj kënge është publikuar në YouTube më 8 qershor dhe tashmë ka kaluar shifrën prej tre milionë shikimesh.

Vjollca i është gëzuar këtij suksesi dhe gëzimin e saj e ka ndarë me 1.1 milion ndjekësit e saj në Instagram.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Luana Vjollca

Njëherësh, ajo ka bërë të ditur se së shpejti do të vijë me projekte të reja.

Me këtë rast, prezantuesja e shndërruar në këngëtare ka publikuar një fotografi që vë në pah format e saja trupore.

“Tre milionëshi i ‘Mi dhe flakë mallit tim’, sot na gjeti duke punuar mbi projekte të reja. Së shpejti”, ka shkruar Luana në përshkrim.

Në bazë të lokacionit, fotografia e bukuroshes është realizuar në Kalanë e Prizrenit. /Telegrafi/

Exit mobile version