Sukseset e Luana Vjollcës nuk kanë fund, e këtë herë kanë kaluar edhe kufijtë e Shqipërisë. Këngëtarja bukuroshe ka fituar çmimin ‘Best Albanian Act Artist’ në ‘Golden Panther Music Awards 2020’, ceremonia e të cilës u mbajt në New York.
Përmes një videoje, teksa inkurajoi se do ta kalojmë këtë situatë të gjithë bashkë, Luana bëri falënderimin e saj për nominimin e u shpreh mirënjohëse për faktin se përfaqësoi Shqipërinë – transmeton Top Channel.
“Përshëndetje ‘Golden Panther Awards’, përshëndes të gjithë njerëzit kudo në botë. I uroj shëndet dhe lumturi. Së bashku mund ta kalojmë këtë situatë”.
“Dua t’ju falënderoj për nominimin dhe çmimin, jam shumë e lumtur që përfaqësoj një vend të vogël por kaq të dashur e të bukur si Shqipëria”, citohet të ketë thënë ajo.
Moderatoja e njohur nuk harroi të përshëndeste fansat e saj besnikë që nuk kanë ndaluar kurrë së e mbështeturi, me një puthje virtuale.
‘Golden Panther Award’ nderon çdo vit artistët më të mirë e të njohur në nivel ndërkombëtar.