Site icon Telegrafi

Luana: Fansat dhe familja janë motivim për t’i realizuar të gjitha ëndrrat

Luana Vjollca (Foto: Instagram/LuanaVjollca)

Gjatë një interviste për revistën Star People, Luana Vjollca ka folur për raportet me fansat e saj dhe për në lidhje me motivin për të ecur përpara.

Njëherësh, biondja e famshme ka thënë se përvoja e saj mund t’u shërbejë femrave tjera që suksesi vjen kur je duke bërë gjënë e duhur.

“Mundohem me zemër e me shpirt të gjej kohë çdo ditë për ta, sepse janë ata, pa jam unë. Pa ata nuk do të isha këtu, pa dashurinë, mbështetjen, motivimin e tyre çdo ditë, jam e bindur që nuk do të mund të vazhdoja me ritmin tim të pandalshëm. E di që fansat e mi ndjekin çdo gjë time, njësoj si këtë intervistë, ndaj edhe këtë herë ata kanë një vend të veçantë ku unë i përmend dhe jam mirënjohëse dhe e përulur kundrejt dashurisë së tyre, për #luanator”.

“Përveç fansave të mi që i përmendëm si më sipër dhe që janë një forcë motivuese dhe e rëndësishme për mua, pa diskutim forca ime për të ecur përpara dhe për të ‘pushtuar’ të gjithë ëndrrat e mia, është familja ime. Unë jam rritur në një familje ku mbizotëronte dashuria dhe pas çdo gabimi të vogël që mund të bëja, merrja shumë kurajë prej tyre që ta provoja prapë se mund t’ia dilja dhe mund të arrija atë që doja”.

Lexo po ashtu Lajmet për Luanën

“Ne jemi një familje e madhe, me shumë femra, jemi katër motra dhe mami na ka rritur vetëm, pasi babai im ndërroi jetë kur unë isha ende bebe. Gjate gjithë jetës time kam parë si mamaja ime me këmbëngulje, vullnet e besim arrinte të kapërcente vështirësitë dhe me këtë jam ushqyer dhe mbrujtur”.

“E kam përmendur shpesh forcën dhe shembullin që mamaja ime ka thënë për mua, por e përsëris me plot gojë se është e vërteta ime më e shenjtë. Kjo më bën që të mos ndalem drejt arritjeve të secilit prej synimeve që i vendos vetes”.

“Unë nuk do dija të jepja një formulë për të arritur suksesin, se mendoj që këtë formulë askush nuk e di. Por unë besoj fort dhe eksperienca ime me ka treguar që suksesi nuk kërkohet, ai vjen nëse ti po bën gjënë e duhur, po punon fort dhe qëllimi yt nuk është suksesi, apo fama në vetvete, por është të realizosh atë që ti do më shumë se çdo gjë tjetër. E përsëris punë, punë, punë dhe vetëm punë!”, ka thënë Luana.

Exit mobile version