Site icon Telegrafi

Luana e mahnitshme në pozat e reja nga pushimet

(Foto: Instagram/luanavjollca)

Prezantuesja e popullarizuar, Luana Vjollca, është duke i shijuar pushimet verore.

Pas angazhimit në projektin “Thuaja”, moderatorja e shndërruar në këngëtare ka udhëtuar drejt Spanjës për të pushuar.

Biondja e njohur i mban të informuar ndjekësit e saj të shumtë përmes imazhe që i ndan në Instagram, ku ndiqet nga më shumë se dy milionë fansa.

(Foto: Instagram/luanavjollca)

Gjatë të dielës, ajo i ka shpërndarë disa fotografi të realizuara në Marbella, në të cilat shfaqet e mrekullueshme, teksa vë në plan të parë hiret e saj.

Lexo po ashtu Luana Vjollca shijon pushimet në Spanjë
(Foto: Instagram/luanavjollca)

Kujtojmë që në kuadër të projektit “Thuaje”, Luana solli pjesë të rëndësishme nga jeta, ndonëse nuk munguan as rrëfimet interesante që i kanë ndodhur ndër vite dhe përmes këtij projekti synoi të përçonte mesazhe tejet të fuqishme.

(Foto: Instagram/luanavjollca)

Sa i përket realizimit më të fundit muzikore, Vjollca disa ditë më parë publikoi duetin me MC Kreshën me titull “Nuk o ka ma qet”. /Telegrafi/

Exit mobile version