Luana Vjollca ka qëndruar në Zvicër, nga ku i ka publikuar disa imazhe që i ka ndarë me fansat e saj në rrjetet sociale.
Moderatorja e popullarizuar është e njohur për linjat mahnitëse trupore që i vë në pah në pozat e saj.
Bukuroshja bionde gjatë të premtes ka pozuar me veshje në formë kostumi me ngjyrë të zezë që ia theksojnë figurën trupore.
“Më vjen mirë që u njohëm”, është përshkrimi që Luana ka zgjedhur për këto fotografi.
Të tjera imazhe nga Cyrihu, ajo kishte postuar edhe ditë më parë duke i shoqëruar me hashtagët ‘jetë turisti’. /Telegrafi/