Marina dhe Luana Vjollca do të ribashkohen sërish në skenë, pasi dy motrat do të jenë moderatore në eventin muzikor veror “Summer Fest 2015”.
Motrat e famshme të “Top Channel” do të shoqërohet në skenë edhe nga balerini që u bë i njohur tek “Amici”, Klajdi Selimi.
Siç raportojnë mediat shqiptare, balerini do t’u futtet në mes dy motrave seksi. Derisa Marina dhe Luana do të udhëheqin pjesën e shout të Klajdi si balerin do të udhëheqë “Dance zone”, rubrikë tashmë e njohur në koncertet e “Summer Fest”.
Herën e fundit kur dy motrat dolën në një skenë të një ngjarje ishte finalja e festivalit Top Fest në vitin e kaluar. /Telegrafi/