Site icon Telegrafi

Luan pak, por edhe kur e ka shansin nuk tregon shumë – Lukaku i la të shokuar tifozët e Chelseat me huqjen në FA Cup

 Sulmuesi i Chelseat, Romelu Lukaku humbi një mundësi të artë për të shënuar në gjysmëfinalen e Kupës FA të së dielës kundër Crystal Palace, duke goditur disi shtyllën vetëm disa metra larg.

Belgu ka shfaqur një sezon të vështirë që kur iu bashkua skuadrës londineze në një transferim rekord prej 115 milionë eurosh nga Interi verën e kaluar.

Reprezentuesi belg ka shënuar vetëm pesë gola në Ligën Premier dhe u detyrua të kënaqet me një vend në stol kundër Palacse, me Kai Havertz, Timo Werner dhe Mason Mount të preferuar në sulm nga trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel.

Lexo po ashtu Nuk falet as gabimi më i vogël më nga Tuchel - gjermani ishte i nervozuar jashtë mase me Jorginhon

Pas një pjese të parë pa gola, Ruben Loftus-Cheek i dha Chelseat epërsinë në mes të pjesës së dytë përpara se Mount të bënte 2-0 me 15 minuta të mbetura.

Lukaku u fut në lojë pas golit të dytë dhe do të humbiste një mundësi të artë për të vendosur qershinë mbi tortë për Chelsean.

Werner dhuroi një asistim për Lukakun në zonën e Palaces në minutën e fundit të kohës së rregullt, por ky i fundit nuk ia doli ta fuste topin në rrjetë. /Telegrafi/

Exit mobile version