Në Sichuan të Kinës, është regjistruar një i ri teksa qëndron në gepekun e një veture në lëvizje.
Me derën e hapur, djaloshi që mbetet i paidentifikuar, shihet duke bërë grimasa që të zë një fotografi sa më të mirë të vetës, transmeton Telegrafi.
Më pas, ai rehatohet, duke u mbështetur në pjesën anësore të veturës dhe luan në telefonin e tij.
Pasi këto fotografi kanë qarkulluar në rrjete sociale në Kinë, Policia ka nisur hetime për të ndaluar këtë njeri dhe shoferin e veturës. /Telegrafi/