Boksieri i njohur shqiptar, Luan Krasniqi është i fundit që ka komentuar meçin e madh të peshave të rënda mes Anthony Joshua dhe Andy Ruiz Jr.
Joshua dhe Ruiz do të zhvillojnë revanshin mes tyre pasi boksieri amerikano-meksikan fitoi të gjithë trofetë e peshave të rënda në qershor.
Revanshi mes dy ‘bishave’ pritet të zhvillohet më 7 dhjetor në Arabinë Saudite dhe ka tërhequr shumë interesim.
Sikurse anglezi Joshua, edhe Ruiz Jr janë të bindur në fitoren e tyre këtë takim pasi kanë besim të madh tek vetja.
Parashikimin e këtij meçi e ka dhënë edhe boksieri shqiptar, Luan Krasniqi, me anë të një postimi në profilin e tij privat në Facebook.
“Mendimet se kush do ta fitojë duelin, janë mjaft të ndara – madje edhe me ju”.
“Personalisht besoj se Anthony Joshua do të dalë nga ringu si fitues. Megjithatë, parakusht është që ai të jetë i zgjuar dhe i kontrolluar”, ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/