Granit Xhaka ka debutuar me humbje në fanellën e Arsenalit.
Mesfushori është paraqitur në fushë që prej minutës së 74-të kundër Liverpoolit, ku Arsenali pësoi humbje me rezultat 3-4.
Por, reprezentuesi iu deshën pak minuta për t’u ndëshkuar me kartonin e verdhë, transmeton Telegrafi.
Kjo i ka sjellur një fansi të futbollit përfitim në të holla pasi kishte vendosur një bast prej pesë funtesh se shqiptari do të ndëshkohet me karton.
E pasi Xhaka morri kartonin e verdhë, bastvënësi fitoi 650 funte. /Telegrafi/