Lidhja e sindikatave të Maqedonisë sot ka njoftuar se së bashku me Organizatën e punëdhënësve të Maqedonisë kanë nënshkruar marrëveshje për ndryshimin e marrëveshjes kolektive për sektorin privat në sferën e ekonomisë me të cilën në rast të fatkeqësisë elementare numri i ditëve të lira rritet prej tre në shtatë ditë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ndryshimi i këtillë i Marrëveshjes së përgjithshme kolektive, siç qartësojnë nga Sindikata, është bërë duke marrë parasysh pasojat nga fatkeqësia natyrore e cila e goditi Maqedoninë të shtunën.
“Me ndryshimet dhe plotësimet e këtilla të Marrëveshjes së përgjithshme kolektive për sektorin privat nga sfera e ekonomisë, LSM dhe OPM, si partnerë më të dalluar social nga sektori privat, kanë shprehur gatishmëri të ndihmojnë në menaxhimin me pasojat e fatkeqësive elementare, thuhet në komunikatën e LSM.
Për zbatim dhe kontroll të Marrëveshjes së përgjithshme kolektive për sektorin privat në sferën e ekonomisë në mënyrë të drejtpërdrejtë do të kyçet dhe do të jetë kompetent Inspektorati shtetëror i punës./Telegrafi/