Nëse Koce Trajanovski me urdhër të Nikola Gruevskit nuk do të kishte harxhuar 650 milionë euro për luksoz për “Shkupi 2014”, sot do të kishim edhe çati të reja, edhe tualete të reja dhe shkolla të mesme tërësisht të reja, kanë reaguar nga LSDM, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Në Shkup akoma kemi shkolla të mesme me çati kancerogjene!
Por për Koce Trajanovskin nuk janë të rëndësishme kushtet për nxënësit. Për të është i rëndësishëm vetëm urdhri i Nikola Gruevskit. Shkupi ka nevojë për kryetar komune. Prandaj Koce Trajanovski duhet menjëherë të jep dorëheqje”, thuhet në reagimin e LSDM./Telegrafi