Site icon Telegrafi

LSDM: Pse Bogov në mënyrë të fshehur dhe jotransparente lejoi shitjen e ‘Alpha Bank’?

????????????????????????????????????

Guvernatori Bogov një mënyrë krejtësisht jotransparente dha leje për tu shitur “Alpha Bank” AD për 1.2 milionë euro Fondit Zviceran, i kryesuar nga Bordi i Drejtorëve ku paraqitet edhe si themelues i kompanisë që ka bashkëpunuar me qeverinë e kryesuar nga Nikolla Gruevski, pretendimet e LSDM-së, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Lënda e bashkëpunimit, siç thotë partia, ishte shërbim konsultatant.

“Vetëm para 30 ditëve nga zyra e guvernatorit Bogov ishte informacioni për mediat se në mënyrë të qartë u tha se nuk ka asnjë kërkesë për blerjen e aksioneve të Alpha Bank SHA Shkup dhe në qoftë se një kërkesë e tillë është arritur për të njëjtëm duhet të njoftohet publiku. Pas 30 ditësh heshtjeje, jo vetëm që nuk është njoftuar publiku, por sot u informua në Berzën e Maqedonisë nëpërmjet transaksionit bllok janë shitur 100% të aksioneve të Alpha Bank SHA Shkup për 1.2 milion euro. Guvernatori Bogov në kuadër të kompetencave të tij, a i plotëson ende urdhrat e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski si personi Ivanov? Bogov është i detyruar të përgjigjet për opinionin pse në mënyrë të fshehtë dhe jo-transparente lejoi shitjen e “Alpha Bank SHA Shkup”, pyet LSDM. /Telegrafi/

Exit mobile version