Site icon Telegrafi

LSDM: Propaganda e Gruevskit kotë mundohet ta fsheh të vërtetën!

Propaganda e VMRO-DPMNE-së, me rrogat e qytetarëve, përmes mediumeve Kurir kot mundohet ta fsheh të vërtetën, përderisa Maqedonia është çuar në këmbë në mbrojtje të Rendit kushtetues dhe ligjeve, në luftë për liri dhe demokraci, thonë nga LSDM, duke vënë në dukje se në përpjekje për ta fshehur të vërtetën, mediumet Kurir shtypin shpifje dhe jo të vërteta, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Qytetarët e dijnë se Maqedonia është në krizë vetëm që Nikolla Gruevski të mos hyjë në burg. Të mos ishte vendimi i turpshëm i Gjorge Ivanov për falje do të fillonte ta arrijë Nikolla Gruevski. Kurir, Republika dhe Radio e Lirë e Maqedonisë janë tre mediumet proqeveritare, të cilët për tre vite kanë realizuar të hyrat prej 3 milionë eurove. Prandaj këto mediume e mbrojnë kriminelin Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE. Agjë nuk do të iu ndihmojë, drejtësia do t’i arrijë të gjithë’, porositin partia më e madhe opozirare në Maqedoni. /Telegrafi/

Exit mobile version