Telegrafi

LSDM: Procedurat gjyqësore dhe dëshmitë do të caktojnë se kush është i përfshirë në dhunën e 27 prillit dhe jo Ivanovi

Nëpërmjet një kumtese të lëshuar, reagon partia maqedonase në pushtet LSDM ndaj konferencës së kryetarit të shtetit, Gjorge Ivanov duke thënë se “procedurat gjyqësore dhe dëshmitë do të caktojnë se kush është i përfshirë në dhunën e 27 prillit, dhe jo Ivanovi”.

Sipas tyre, Ivanovi në konferencën e sotme për shtyp ka treguar se joserioz është, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Nga njëra anë thotë se dëshmitë në procedurë gjyqësore për dhunën e 27 prillit janë të pavërteta ndërsa nga ana tjetër i konfirmon, Ivanvovi konfirmoi se anëtari i kabinetit të tij, Boris Josifovski, ka qenë në selinë e OBRM-PDUKM-së atë ditë”, thonë nga LSDM.

Lexo po ashtu Ivanov: Nuk është menduar të shpallet gjendje e jashtëzakonshme më 27 prill (Video)

Ata shtojnë se Ivanovi është me kredibilitet të shkatërruar, me rol negativ dhe dyshues në shoqëri.

“Ivanov mbështeti amnisti të përgjithshme për kriminalitetin dhe mosndëshkimin, ai është trup për qytetarët dhe shtetin, i papërgjegjshëm për të ardhmen dhe veçanërisht ndaj integrimeve, ndaj anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE”, thonë nga LSDM duke shtuar se Ivanovi harxhoi dy mandate dhe asnjëherë nuk doli në publik për ndonjë çështje kyçe për qytetarët dhe shtetin, por vetëm për nevojat e Gruevskit./Telegrafi/