Nga partia në pushtet LSDM akuzojnë liderin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoskin për shkak të etiketimit të mediave gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale.
“Hristijan Mickoski në mitingun e djeshëm përsëri tregoi se është pjesë e mitrës së Nikolla Gruevskit, mitra e presioneve mbi mediat dhe etiketimit të gazetarëve”, thonë nga LSDM.
Nga atje thonë se pjesë e kësaj mitre është edhe Gordana Siljanovska kandidatja e Mickoskit e cila nuk u sqarua dhe nuk e dënoi mënyrën e etiketimi dhe presionit mbi gazetarët dhe mediat.
“A do të bëhet e guximshme Siljanovska dhe të dënojë këtë akt të Mickoskit, i cili u dënua nga gazetarët dhe shoqatat e gazetarëve?”, pyesin nga LSDM.
Nga atje thonë Mickoski po bëhet edhe më nervoz nga mbështetja e vogël dhe humbja e sigurt në zgjedhjet presidenciale./Telegrafi/