LSDM-ja sot ka lëshuar një komunikatë në të cilën akuzon Gruevskin dhe OBRM-PDUKM-në për gjendjen në të cilën ndodhet shteti, veçanërisht gjendjen e punëtorëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Maqedonia me Nikolla Gruevskin është bërë vend me gjendje të rëndë të punëtorëve, të cilëve u rrezikohet edhe jeta e tyre. Punëtorët tonë e humbin jetën në vendin e punës tri herë më shumë se sa mesatarja në Evropë. Ata punojnë prej 10 deri 12 orë në ditë për rroga mizore të ulta, dhe janë bërë viktimë e politikave të këqija të Gruevskit”, thuhet mes tjerash në komunikatën e LSDM-së.
Nga LSDM-ja gjithashtu thonë se punëtorët duhet të mbrohen dhe mundi i tyre të vlerësohet dhe të mbrohet, për këtë aryer ju bëjnë thirrje qytetarëve që më 11 dhjetor të ndryshojnë gjendjen duke votuar për jetë në Maqedoni./Telegrafi/