Telegrafi

LSDM: Gruevski të përgjigjet përse gazsjellësi Kleçovë – Shtip kushtoi 55 milion dollarë më tepër

Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë (LSDM) ka reaguar për gazsjellësin Kleçovë – Prilep, i cili zyrtarisht ka kushtuar 75 milion dollarë amerikan, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kjo parti pyet Nikolla Gruevski se përse çmimi i ndërtimit të këtij gazsjellësi ka kushtuar 55 milion dollarë më tepër.

Sipas tyre, fizibiliteti parashikoi një pmim prej 23 milion dollarësh. LSDM-ja thotë se kjo linjë u ka kushtuar qytetarëve të vendit 1 milion e 240 mijë euro për kilometër./Telegrafi/