Site icon Telegrafi

LSDM: Gruevski dhe OBRM-PDUKM të marrin guxim dhe të ballafaqohen me drejtësinë

LSDM-ja përmes një kumtese ka reaguar ndaj konferencës së Nikolla Gruevskit, i cili ngritjen e aktakuzave nga ana e PSP-së, i quajti si tentim për prishjen e OBRM-PDUKM-së dhe dëmtimin e Maqedonisë.

Nga LSDM i bëjnë thirrje Gruevskit dhe të akuzuarve tjerë nga partia e tij, të mbledhin guxim dhe të ballafaqohen me drejtësinë.

Lexo po ashtu Gruevski: Synohet të shkatërrohet partia OBRM-PDUKM (Video)

“Qytetarët kishin mundësi të dëgjojnë, shohin dhe ndjejnë qeverisjen anti-shtetërore dhe kriminale të Nikolla Gruevskit dhe OBRM-PDUKM-së, të cilët përmes krimit, korrupsionit, dhunës dhe presioneve janë pasuruar në llogari të qytetarëve të varfër”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Nga kjo parti thonë se interes i lartë për gjithë qytetarët mbetet kthimi i drejtësisë dhe përparimit të shtetit./Telegrafi/

Exit mobile version