Sot përmes një komunikate, LSDM, ka thënë se OBRM-PDUKM duhet të ndërpret avazin politik, me bllokimin e seancës konstituive dhe duhet të respektohet vullneti i shumicës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Bllokada e paarsyeshme e parlamentit nga deputetët e OBRM-PDUKM, Trajko Veljanovski, Gjorge Ivanov, e ka bllokuar vendin dhe kanë lënë hapësirë për tu realizuar skenare të provokimeve etnike nga Nikolla Gruevski’, thuhet në komunikatën e LSDM dhe theksohet se instiucionet dhe punonjësit kanë për detyrë të mbrojnë proceset demokratike. /Telegrafi/