Site icon Telegrafi

LSDM: Djegia e fotografive të politikanëve është sulm mbi demokracinë

Partia maqedonase në pushtet LSDM, ka reaguar për djegien e fotografisë nga disa protestues në Sidney të Australisë. Nga LSDM thonë se djegia e fotografisë së liderëve politik është sulm mbi demokracinë.

“Djegia e fotografive të liderëve politik, nuk është sulm mbi persona, por sulm mbi demokracinë dhe vlerat demokratike, por qytetarët nuk lejojnë urrejtje dhe mëkati i individëve të dëmtojë interesat shtetërore. Maqedonia e ka fituar urrejtjen, ju ka dhënë fund ndarjeve dhe zgjodhi të ecë përpara si moderne dhe shtet demokratik”, thonë nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Protestuesit në Australi djegin fotografinë e Zoran Zaevit (Video)

Ata më tej shtojnë se qytetarët e Maqedonisë mbështesin politikat e miqësisë dhe bashkëpunimit dhe se ky akt, nuk do ta pengojë Maqedoninë të ecë drejtë NATO-s dhe BE-së./Telegrafi/

Exit mobile version