Telegrafi

LSDM: Anketa e ”Pavel Shatev” është një mashtrim

Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë (LSDM) ka reaguar pas publikimit të anketës së institutit ”Pavel Shatev”, ku thuhet se VMRO-DPMNE ka një epërsi të madhe ndaj LSDM-së, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas kësaj partie, instituti partiak i VMRO-DPMNE-së gënjen kinse ka bërë ndonjë far hulumtimi të opinionit publik. Më tej, LSDM thotë se partia e Gruevskit e ka uzurpuar pushtetin përmes vjedhjeve në zgjedhje, kërcënimeve, nënçmimeve, keqpërdorimit të institucioneve, etj.

Kjo parti thotë se ish-kryeministri Gruevski ka frikë nga e vërteta dhe nga ballafaqimi me përgjegjësinë dhe se asnjë anketë e paramenduar nuk do ta shpëtoj Nikollën nga humbja dhe përgjegjësia për krimin e përgjithshëm dhe korrupsionin në dhjetë vitet e kaluara./Telegrafi/

Gjithashtu lexo: Pavel Shatev: VMRO-DPMNE ka 37.9% mbështetje, kurse LSDM ka 16.1% mbështetje nga qytetarët