Në Ohër është mbajtur një tribunë e organizuar nga ana e Lëvizjes qytetare për mbrojtje të Maqedonisë (LQMM), transmeton Telegrafi Maqedoni.
Temat kryesore në këtë tribunë kanë qenë puna e Prokurorisë speciale publike (PSP), por edhe konkretisht puna e prokurores publike Katica Janeva, të cilën kjo lëvizje e konsideron si jo transparente.
Në këtë tribunë është biseduar edhe për rastin “Puçi”, respektivisht nga LQMM kanë pyetur përse nuk zgjidhen ato çështje që u intereson qytetarëve.
Po ashtu në këtë tribunë është biseduar me ton shumë negativ rreth deklarimeve të fundit të liderit të opozitës maqedonase, Zoran Zaev, për përdorimin e gjuhës shqipe.
Për më tepër ndiqeni videon më poshtë./Telegrafi/