Lëvizja popullore për Maqedoninë sot e ka dorëzuar propozimin e paralajmëruar deri te Nikola Gruevski dhe Zoran Zaevi, për formatin e ri të pjesëmarrësve në negociata për krizën duke thënë se ata nuk duhet të zhvillohen vetëm midis dy partive shqiptare dhe dy maqedonase, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Propozimi njëkohësisht u dërgua edhe deri te ambasadori amerikan Jess Baily dhe ai evropian, Aivo Orav, si pjesëmarrës në negociatat për krizën.
Zlate Vojnovski, anëtari i Komitetit ekzekutiv të LPM para mediave ka thënë se në negociatat duhet të marrin pjesë përfaqësues të partisë turke, rome, serbe, vllahe, boshnjake dhe tetë partitë maqedonase, e jo vetëm dy maqedonase dhe dy shqiptare.
“Formula për pjesëmarrje në negociata të vetëm dy partive maqedonase dhe dy shqiptare nuk e pasqyron realitetin në vend, ndërsa me këtë varroset edhe unitarizmi i Maqedonisë, aq më tepër gjithandej në Evropë shtetet bazohen dhe e respektojnë unitarizmin me popullin shumicë dhe pozitën e garantuar të të gjithë pakicave”, ka thënë Vojnovski.
LPM ka apeluar fuqishëm deri te LSDM dhe OBRM-PDUKM që ta pranojnë propozimin e tyre për ndryshim të formatit të pjesëmarrjes./Telegrafi/