Telegrafi

Low mund të zëvendësojë Zidanen te Reali

BELFAST, NORTHERN IRELAND - OCTOBER 05: Germany manager Joachim Low during the FIFA 2018 World Cup Qualifier between Northern Ireland and Germany at Windsor Park on October 5, 2017 in Belfast, Northern Ireland. (Photo by Charles McQuillan/Getty Images)

Një titull në La Liga dhe dy Liga të Kampionëve duket se nuk mjaftojnë që Zinedine Zidane të qëndrojë në krye të Realit të Madridit.

Los Blancos, aktualisht 10 pikë larg Barcelonës në Primera Division pas 12 javëve të para të kampionatit, po kalojnë një situatë të vështirë, me presidentin Florentino Perez që po studion kandidatët e mundshëm për periudhën post-Zidane.

Emri i parë në listën e presidencës madrilène, sipas mediave spanjolle, është Joachim Low, trajneri aktual i Kombëtares së Gjermanisë.

Nëse Reali do ta mbyllë sezonin pas një trofe të rëndësishëm, i përzgjedhuri për të zëvendësuar francezin është Low.

Perez thuhet se ka nisur kontaktet e para me përfaqësuesit e gjermanit, që nga ana e tij e sheh me entuziazëm mundësinë e uljes në një stol të rëndësishëm, sic është ai i Realit të Madridit.

57-vjeçari është prej thuajse 12 vjetësh në krye të “Pancerave” dhe me shumë mundësi do t’i japë fund me kombëtaren pas “Rusi 2018”. /SS/