Mbrojtësi i Liverpoolit, Dejan Lovren ka kërkuar që kapiteni i Real Madridit Sergio Ramos të mos mbivlerësohet, pasi sipas tij Raphael Varane është më i mirë dhe se spanjolli bënë më shumë gabime se ai.
Ramos është një njeri i njohur në Merseyside pasi ka lënduar Mohamed Salahun në fitoren 3-1 të Realit ndaj Liverpoolit në sezonin e fundit të Ligës së Kampionëve.
Dhe Lovren beson se spanjolli nuk është aq i mirë sa partneri i tij i qendrës te Real Madrid, Varane dhe se Ramos është i mbivlerësuar sipas tij.
“Virgil (Van Dijk) do të thosha (është ndër më të mirët). Ne patëm një sezon të shkëlqyer sezonin e kaluar, pasi unë dhe ai arritëm në finalen e Ligës së Kampionëve”, ka thënë fillimisht Lovren.
“Do të thosha se Raphael Varane është më i miri. Më pëlqen Varane, ai meriton shumë merita, nuk i merr ato merita aq shumë sa i merr Ramosi. Nuk pajtohem me këtë”.
“Definitivisht Varane është më i mirë, këtë sezon dhe sezonet e mëparshme. Ai fitoi Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës, ai duhet të jetë mbrojtësi më i mirë në botë dhe ata zgjodhën Ramosin”.
“Ndonjëherë unë nuk e meritoj urrejtjen. Nëse e shihni mirë, Ramos ka shumë më shumë gabime se unë”.
“Por, ai luan për Real Madridin, kur bën një gabim dhe fiton 5-1 ose 5-2, askush nuk kujdeset për gabimin”.
“Unë jam mjaft i pafat në atë kur bëj një gabim është 1-0 dhe loja është duke përfunduar!”, përfundoi mbrojtësi kroat. /Telegrafi/