Site icon Telegrafi

Lovren kërkohet nga klubet e mëdha italiane

Dejan Lovren (Foto: Laszlo Szirtesi/Getty Images/Guliver)

Mbrojtësi i Liverpoolit, Dejan Lovren thuhet se është një objektiv transferimi gjatë verës i klubeve të mëdha italiane si Napoli, Roma dhe Milani.

Sipas mediumit anglez The Sun, Lovren është ‘në listën e dëshirave’ të tre klubeve të mëdha nga Serie A, të cilat do të ‘përpiqen të tundojnë’ Liverpoolin me një ofertë prej 29 milionë eurosh.

29-vjeçari ka luajtur 165 herë për klubin anglez që nga ardhja e tij nga Southampton në vitin 2014, por një lëndim së fundmi e ka kufizuar atë në vetëm 13 paraqitje këtë sezon.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Dejan Lovrenit

Megjithatë, ai bëri rikthimin e tij gjatë pushimit ndërkombëtar, duke luajtur si titullar në humbjen 2-1 të Kroacisë në Hungari fundjavën e kaluar.

Lovren gjatë një dueli me Sergio Agueron (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Para transferimit në futbollin anglez, Lovren ka luajtur edhe për Dinamo Zagrebin, Inter Zapresicin dhe Olympique Lyonn.

Ai gjithashtu ka përfaqësuar vendin e tij në 50 raste, duke i ndihmuar ata të arrijnë finalen e Kupës së Botës në vitin 2018. /Telegrafi/

Exit mobile version