Telegrafi

Louis Tomlinson anulon koncertet në Rusi dhe Ukrainë për shkak të konfliktit të tyre

Foto: Getty Images

Louis Tomlinson do të anulojë shfaqjet në Ukrainë dhe Rusi gjatë turneut të tij botëror këtë verë për shkak të ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur.

Njoftimin e bëri në një postim të shpërndarë me fansat në rrjetin social, Twitter.

“Për shkak të ngjarjeve të fundit në Ukrainë, më duhet të njoftoj me trishtim se shfaqjet e turneut tim në Moskë dhe Kiev janë anuluar deri në njoftimin e mëtejshëm”, shkroi ish-anëtari i One Direction.

“Siguria e fansave të mi është prioriteti im dhe lutjet e mia janë me popullin e Ukrainës dhe me të gjithë ata që vuajnë nga kjo luftë e panevojshme”, vazhdoi më tej artisti.

Njoftimi i Tomlinson vjen në kohën kur tensionet vazhdojnë të rriten në Evropën Lindore, marrë parasysh që ushtarët rusë filluan një pushtim në Ukrainë javën e kaluar.

Këngëtari i “Defenceless” filloi turneun botëror ‘Louis Tomlinson’ më 1 shkurt dhe pritet të bëjë një turne në ShBA deri në mes të marsit, përpara se të shkojë në Evropë në prill dhe në Amerikën Latine në verë.

Louis Tomlinson (Foto: Getty Images)

Të dielën, Green Day anuloi gjithashtu një shfaqje të planifikuar në Moskë.

Peter Gabriel po ashtu anuloi një shfaqje në Ukrainë, të planifikuar fillimisht për fundjavën e kaluar.

Rusia në anën tjetër u hoq edhe nga ‘Eurovision Song Contest’. /Telegrafi/