Janë publikuar fotografitë e Lotusit më të shpejtë deri më tani – Evora, i cili do të dalë në treg në gusht të këtij viti.
Prezantimi zyrtar i automjetit të ri do të bëhet në Panairin e Gjenevës, ndërsa vetura e re do t’i zëvendësojë modelet e deritanishme të Evoras.
Evora e re vjen në version të evoluar, ndërsa nga kompania njoftojnë se ky automjet ka 2/3 e komponentëve të reja.
Është me karroceri alumini dhe peshon 1.415 kg (22 kg më i lehtë se modeli paraprak), njofton Telegrafi.
Sa i përket motorizimit bëhet fjalë për motor 3.5 l V6 i ndihmuar nga kompresori që i jep agregatit edhe 55 KF shtesë për total prej 400 KF.
Nga 0 deri në 100 km/h arrin për 4.1 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është e kufizuar në 300 km/h. /Telegrafi/