Telegrafi

Lothar Matthaus: Sane është i mirë, por Werner do të përshtatej më  mirë te Bayern Munich

Lothar Matthaus ka thënë se Bayern Munich duhet të transferojë Timo Wernerin dhe jo Leroy Sanen.

Legjenda e Bavarezëve beson se sulmuesi i Rasenball Sport Leipzig do të përshtatej më mirë në Allianz Arena se anëtari i Citizens.

“Nuk them se Leroy Sane nuk është i mrekullueshëm. Ai ka cilësi të mira dhe mund të bëjë shumë gjëra me topin”, ka thënë Matthaus.

“Por, kur ju e shikoni se çfarë duan Hansi Flick e Oliver Khan, atëherë e kuptoni se Timo Werner është lojtari i duhur që ata kërkojnë”.

Lexo po ashtu Bayerni ndërron objektiv, tani duan Wernerin para Sanes

“Ai ka shpejtësinë, kontrollin e duhur dhe cilësitë e një lojtari që i duhet Bayernit në këtë kohë”, ka shtuar më tej ai.

Werner lidhet me një kalim te Liverpooli, por kampioni i Bundesligës po tenton të bind RB Leipzigun që të shesë atë tek ata. /Telegrafi/