Jurgen Klopp ka qenë plot emocione kur Liverpooli u konfirmua edhe matematikisht kampion i Anglisë, ndërsa jëtë titull ua ka dedikuar dy legjendave, Kenny Dalglish dhe Steven Gerrard.
Në një bashkëbisedim në Sky Sports, pasi Chelsea e mposhti Manchester Cityn dhe Redsat u shpallën kampionë të Ligës Premier – strategu gjerman nuk i ka mbajtur lotët.
“Është e pabesueshme. Është shumë më tepër saqë kam mundur ta imagjinoj. Duke e ditur sa shumë na ka mbështetur Kenny, është për ty. Ai ka pritur për 30 vite dhe është Stevie (Gerrard). Djemtë të admirojnë të gjithë dhe është lehtë ta motivosh skuadrën për shkak të historisë së madhe”.
“Është një arritje e mrekullueshme nga lojtarët e mi dhe është një kënaqësie madhe për mua që kam qenë trajner i tyre”.
“Unë nuk kam pritur për 30 vite, jam këtu qe katër vjet e gjysmë, por është një arritje shumë e madhe, sidomos pas pauzës tremujore, sepse askush nuk e dinte nëse do të vazhdonim”, ka deklaruar Klopp.
Ai më tej ka kërkuar nga tifozët e Liverpoolit që të festojnë në shtëpitë e tyre për shkak të pandemisë së coronavirusit.
Dalglish e ka fituar titullin e Anglisë edhe si lojtar edhe si trajner, ndërsa Gerrard nuk arriti ta fitonte asnjëherë edhe pse ishte shumë afër. /Telegrafi/
Klopp breaking down has finished me pic.twitter.com/DFuT0AdpTv
— Hannah Jane Parkinson (@ladyhaja) June 25, 2020
Jurgen Klopp getting emotional after talking about winning the Premier League! 😢😊 #LFC pic.twitter.com/vDSoJQWmx9
— TheKop.com (@TheKop_com) June 25, 2020